• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 23 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Gjashtë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e kompanive të naftës

Editor Nga Editor
24 Gusht, 2026
në Ekonomi
A A
FMN ngre alarmin: Bota pranë krizës më të madhe energjetike të kohëve moderne
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjermania, Italia, Austria, Polonia, Portugalia dhe Spanja po kërkojnë vendosjen e një takse në nivel të Bashkimit Evropian mbi fitimet e jashtëzakonshme të kompanive të naftës, të cilat kanë shënuar rritje të ndjeshme si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.

Sipas një letre të siguruar nga Euronews, ministrat e Financave të pesë vendeve dhe ministri i Ekonomisë i Spanjës i janë drejtuar ministrit irlandez të Financave, duke kërkuar që çështja të përfshihet në axhendën e takimit të ardhshëm të ministrave të Financave të BE-së, që do të mbahet në Dublin.

Në letër theksohet se kompanitë e naftës po përfitojnë nga marzhe të larta, veçanërisht në sektorin e produkteve të rafinuara, të cilat po rriten më shpejt se çmimet e naftës bruto.

“Në mbarë botën po përjetojmë një nga goditjet më të mëdha të ofertës në dekada”, thuhet në deklaratë, ndërsa nënvizohet edhe shqetësimi në rritje për pasojat e krizës mbi koston e jetesës.

Ministrat kërkojnë krijimin e një kuadri të përbashkët evropian për taksimin e fitimeve të jashtëzakonshme, duke iu referuar edhe përvojës së BE-së me taksën e përkohshme të vendosur në vitin 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, ka deklaruar më herët se kompanitë energjetike nuk duhet të përfitojnë në mënyrë të padrejtë në kurriz të konsumatorëve gjatë krizave. Një burim nga ministria gjermane tha se fitimet e tepërta të krijuara gjatë krizës duhet t’u rikthehen konsumatorëve.

Disa nga vendet nënshkruese e kanë mbështetur edhe më herët idenë e një takse mbi fitimet e kompanive të naftës.

Gjigantët e energjisë kanë regjistruar fitime të konsiderueshme që nga nisja e operacioneve ushtarake amerikane dhe izraelite kundër Iranit në shkurt. Konflikti ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më strategjike të furnizimit me energji në botë.

Nisma e gjashtë vendeve synon të rikthejë në qendër të debatit evropian çështjen e mënyrës se si duhet të trajtohen fitimet e jashtëzakonshme të kompanive energjetike në periudha krizash, veçanërisht kur ato shoqërohen me rritje të ndjeshme të kostos për konsumatorët.

Etiketat: nafta
Artikulli para

“Toronto Star”: Shqipëria, nga izolimi te destinacioni më i kërkuar i Europës

Artikulli pas

Shkencëtarët zbulojnë një mënyrë të re për barna mRNA më efikase

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës
Ekonomi

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026
Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën
Ekonomi

Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën

22 Nëntor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025
Ekonomi

Një në dy familje shqiptare nuk përballon dot një shpenzim të papritur prej 1 mijë eurosh, Shqipëria më keq se rajoni

21 Nëntor, 2026
6 trilionë dollarë humbje brenda javës! Pse po bien bursat amerikane dhe çfarë po tremb investitorët?
Ekonomi

6 trilionë dollarë humbje brenda javës! Pse po bien bursat amerikane dhe çfarë po tremb investitorët?

21 Nëntor, 2026
Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike
Ekonomi

Tronditet tregu i kriptomonedhave, Bitcoin fundoset në minimumin dyvjeçar

21 Nëntor, 2026
FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës
Ekonomi

FMN kërkon rritjen e interesave dhe ndryshimin e moshës së pensionit, paralajmëron qeverinë për buxhetin e vitit 2027

21 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shkencëtarët zbulojnë një mënyrë të re për barna mRNA më efikase

Shkencëtarët zbulojnë një mënyrë të re për barna mRNA më efikase

Të Përzgjedhura

Drama e shpopullimit, Shqipëria e ka punën pisk nëse nuk nis një program agresiv rikthimesh dhe nxitjeje të lindshmërisë
Aktualitet

Drama e shpopullimit, Shqipëria e ka punën pisk nëse nuk nis një program agresiv rikthimesh dhe nxitjeje të lindshmërisë

Nga SkyWeb
6 Korrik, 2025
0

Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike, që nëse nuk frenohet me politika të guximshme dhe të menjëhershme,...

Lexo të plotë
4 miliardë lekë “gol” biznesmenëve, futi në kurth edhe politikanët e lartë të PS, kush është Indrit Aliu Kolleshi alias David Isaac ?! Personazhi që ndryshon emrat, iu shfaq Ramës në Izrael

4 miliardë lekë “gol” biznesmenëve, futi në kurth edhe politikanët e lartë të PS, kush është Indrit Aliu Kolleshi alias David Isaac ?! Personazhi që ndryshon emrat, iu shfaq Ramës në Izrael

8 Korrik, 2026
Tesla synon qiellin: A do t’i rrisë shitjet dhe aksionet makina fluturuese e Musk?

Tesla synon qiellin: A do t’i rrisë shitjet dhe aksionet makina fluturuese e Musk?

17 Tetor, 2026
Përplasje mes ofertuesve, KPP bllokon tenderin 1.6 mln euro për uniformat e Ilyrian Guard

Përplasje mes ofertuesve, KPP bllokon tenderin 1.6 mln euro për uniformat e Ilyrian Guard

11 Mars, 2026
“Kam në zemër shqiptarinë”, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

“Kam në zemër shqiptarinë”, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

1 Qershor, 2025

Të Fundit

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026
OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

22 Nëntor, 2026
AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr