• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Katër kafe në ditë mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Editor Nga Editor
29 Nëntor, 2025
në Shëndet
A A
Katër kafe në ditë mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një studim i publikuar këtë javë në revistën “BMJ Mental Health” tregon se konsumimi i tre deri në katër filxhanëve kafe në ditë mund të ngadalësojë plakjen biologjike tek personat me sëmundje të rënda mendore.

Ndryshe nga mosha kronologjike, plakja biologjike mat gjendjen e qelizave dhe organeve, e cila ndikohet nga faktorë si gjenetika, stili i jetës, ekspozimi mjedisor dhe dieta – përfshirë edhe sasinë e kafesë që konsumojmë.

Studimi zbuloi se, krahasuar me personat që nuk pinë kafe, konsumatorët mund të fitojnë rreth pesë vite biologjike shtesë. Katër filxhanë prej 225 gramësh përputhen me sasinë e rekomanduar ditore të kafeinës për të rriturit, sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave.

Hulumtuesit sugjerojnë se kafeja mund të ndikojë pozitivisht në procesin e plakjes duke ulur stresin oksidativ – një gjendje në të cilën bie ekuilibri midis antioksidantëve dhe radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat dhe ADN-në. Stresi oksidativ lidhet me shkurtimin e telomereve, kapakëve mbrojtës të kromozomeve që parandalojnë dëmtimet e tyre.

Telomeret e shkurtuara janë shenjë e plakjes biologjike dhe shfaqen më shpesh tek personat me çrregullime të rënda mendore, si skizofrenia apo çrregullimi bipolar. Këta individë zakonisht kanë jetëgjatësi më të shkurtër, deri në 15 vjet më pak se bashkëmoshatarët pa çrregullime të tilla.

Në studim morën pjesë më shumë se 400 të rritur norvegjezë me skizofreni, çrregullim bipolar ose çrregullim depresiv të madh me psikozë. Ata u ndanë në grupe sipas sasisë së kafesë që konsumonin. Analizat e gjakut treguan ndryshime të dukshme në gjatësinë e telomereve midis atyre që nuk pinin fare, atyre që pinin një deri në dy filxhanë, tre deri në katër filxhanë, ose pesë ose më shumë në ditë.

Rezultatet treguan se tre deri në katër filxhanë kafe në ditë lidhen me telomere më të gjata, ndërsa konsumimi i më shumë se pesë filxhanëve nuk pati efekt pozitiv.

Sipas studiuesve, kafeja përmban përbërës të fuqishëm antioksidantë dhe anti-inflamatorë që mund të ngadalësojnë proceset qelizore të plakjes. Megjithatë, ata paralajmërojnë se tejkalimi i sasisë së rekomanduar të kafesë mund të shkaktojë dëmtime qelizore dhe shkurtim të telomereve përmes rritjes së specieve reaktive të oksigjenit. /Skyweb.al

Etiketat: kafeplakja
Artikulli para

Shqiptarët nxjerrin paratë nga dyshekët dhe po i fusin në banka, rritje e ndjeshme e depozitave në tetor

Artikulli pas

Mjekët ngrenë alarmin: Pajisjet smart po ndryshojnë trurin e fëmijëve

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë
Shëndet

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

21 Tetor, 2026
Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru
Shëndet

Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru

20 Tetor, 2026
A ndikon lagjja ku jetoni në rrezikun e demencës? Studimi thotë po
Shëndet

A ndikon lagjja ku jetoni në rrezikun e demencës? Studimi thotë po

20 Tetor, 2026
Zbulim premtues kundër kancerit, si nanopjesëzat rikthejnë imunitetin dhe godasin tumorin
Shëndet

Zbulim premtues kundër kancerit, si nanopjesëzat rikthejnë imunitetin dhe godasin tumorin

20 Tetor, 2026
Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës
Shëndet

Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës

19 Tetor, 2026
A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese
Shëndet

A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese

19 Tetor, 2026
Artikulli pas
Mjekët ngrenë alarmin: Pajisjet smart po ndryshojnë trurin e fëmijëve

Mjekët ngrenë alarmin: Pajisjet smart po ndryshojnë trurin e fëmijëve

Të Përzgjedhura

Shërbimi Sekret amerikan zbulon një vend të dyshimtë qitje pranë aeroportit, me fushëpamje drejt avionit të Trump
Aktualitet

Shërbimi Sekret amerikan zbulon një vend të dyshimtë qitje pranë aeroportit, me fushëpamje drejt avionit të Trump

Nga Editor
19 Tetor, 2025
0

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka zbuluar një vend të dyshimtë me vijë të qartë shikimi drejt pistës së...

Lexo të plotë
STATISTIKAT/ Ndryshon trendi, të rinjtë po regjistrohen më shumë në shkollat e mesme profesionale

Shqiptarët po kthehen te arsimi profesional, diplomat universitare me shumicë nuk po “pijnë më ujë“

26 Maj, 2026
TABELA/ Bie fabula e biletave “low cost” nga Tirana, si po abuzohen pasagjerët: Krahasimi i çmimeve zbulon të vërtetën TRONDITËSE

TABELA/ Bie fabula e biletave “low cost” nga Tirana, si po abuzohen pasagjerët: Krahasimi i çmimeve zbulon të vërtetën TRONDITËSE

27 Prill, 2025
“Wom Travel”: Shqipëria me plazhet fantastike, çmimet nuk rëndojnë xhepin

“Wom Travel”: Shqipëria me plazhet fantastike, çmimet nuk rëndojnë xhepin

21 Shtator, 2025
Avokati shpjegon simbolin e Ilir Metës në gjyq

Ilir Meta bën kërkesën e pazakontë ndaj GJKKO-së

3 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr