• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 2 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Beteja për 2.5 mln euro në prag zgjedhjesh, Paqsor Buzi dhe Gëzim Dani çojnë në gjyq “Llazon” për Spitalin e Lushnjes

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Maj, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Beteja për 2.5 mln euro në prag zgjedhjesh, Paqsor Buzi dhe Gëzim Dani çojnë në gjyq “Llazon” për Spitalin e Lushnjes
Share on FacebookShare on WhatsApp

Paqsor Buzi dhe Gëzim Dani i G.P.G COMPANY sfidojnë vendimin që shpalli fitues kompaninë Llazo për rikonstruksionin ne Spitalin  Lushnjes duke e çuar çështjen në Komisionin e Prokurimit Publik. Procedura që favorizoi Llazon ngre dyshime për paracaktim dhe mungesë transparence.

Procedura e tenderit për rikonstruksionin e Spitalit të Lushnjes, me një vlerë prej rreth 2.5 milionë euro, po përballet me kontestime serioze, shkruan skyweb.al.

Kompania G.P.G Company, në pronësi të Paqdor Buzit dhe Gezim Danit, ka paraqitur një ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), duke kërkuar rishikimin e vendimit të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), i cili shpalli fitues bashkimin e operatorëve Llazo shpk dhe METEO.

OBP skualifikoi 11 nga 12 firmat pjesëmarrëse në garë, duke ia dhënë tenderin kompanisë “Llazo” nga fshati Bishqethem, një kompani që kohët e fundit është favorizuar në disa procedura publike ndërtimi, brenda dhe jashtë qytetit të Lushnjes, raportoi më herët Voxnews.

Në këtë tender konkuruan kompani të njohura të sektorit të ndërtimit si AIDA, PEPA GROUP, COLUMBO, AGI KONS, ALB TIEFBAU, ED KONSTRUKSION, ULZA, ALBA KONSTRUKSION, si dhe vetë G.P.G COMPANYnë bashkëpunim me SENKA.


Në mënyrë të pazakontë, të gjitha ofertat janë skualifikuar, përfshirë ato me vlera dukshëm më të ulëta se fituesit, si oferta prej 244 milionë lekësh nga G.P.G. Company ose 243 milionë lekësh nga Desaret Company, krahasuar me ofertën fituese prej 261 milionë lekësh të Llazo shpk.

Dyshimet janë shtuar nga fakti që, sipas burimeve të ndryshme, pas vëllezërve Aldi dhe Anea Llazi, që zotërojnë nga 50% të aksioneve të “Llazo shpk”, dyshohet se fshihen lidhje të forta politike në qarkun e Fierit dhe më gjerë në nivele të larta të qeverisë.

Në këtë tender, kompania fituese do të kryejë 89% të punimeve, ndërsa pjesa tjetër do të realizohet nga METEO nga Elbasani, ndërkohë që mbështetës teknik është firma IMPACT nga Tirana.

Kjo situatë ka ngritur dyshime serioze për paracaktim të fituesit dhe mungesë konkurrence të ndershme./skyweb.al

Etiketat: llazopaqsor buzispitali lushnjetenderi
Artikulli para

U paracaktua? Firma nga Bishqethemi fiton tenderin për Spitalin Lushnje, nga 12 firma në garë 11 u skualifikuan!

Artikulli pas

AKSHI nuk gjen rehat, akuza të forta për favorizime edhe pas anulimit dhe rishpalljes së tenderit të kamerave të doganave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë
Aktualitet

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

1 Tetor, 2026
Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia
Aktualitet

Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia

1 Tetor, 2026
Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk
Ekonomi

Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk

1 Tetor, 2026
Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën
Aktualitet

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

1 Tetor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Detajet, si do të funksionojë kredia me garanci shtetërore për fermerët: Interesi dhe kur nisin aplikimet

1 Tetor, 2026
Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane
Ekonomi

Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

1 Tetor, 2026
Artikulli pas
AKSHI nuk gjen rehat, akuza të forta për favorizime edhe pas anulimit dhe rishpalljes së tenderit të kamerave të doganave

AKSHI nuk gjen rehat, akuza të forta për favorizime edhe pas anulimit dhe rishpalljes së tenderit të kamerave të doganave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

Nga SkyWeb
7 Tetor, 2025
0

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, la të hapur mundësinë për një ulje të çmimit të energjisë elektrike,...

Lexo të plotë
Rama thotë se dëmet në pallatin e djegur te Farmacia 10 do të paguhen nga ndërtuesi

Rama thotë se dëmet në pallatin e djegur te Farmacia 10 do të paguhen nga ndërtuesi

15 Prill, 2026
Ibrahimaj njofton mbylljen e Bordit të Transparencës për naftën

Ibrahimaj njofton mbylljen e Bordit të Transparencës për naftën

19 Qershor, 2026
DETAJET/ Fluturim direkt Shqipëri-Kanada, për çfarë e kishte fjalën Rama kur tha se u bllokua për shkak të pezullimit të Ballukut

DETAJET/ Fluturim direkt Shqipëri-Kanada, për çfarë e kishte fjalën Rama kur tha se u bllokua për shkak të pezullimit të Ballukut

3 Dhjetor, 2025
Ushqimet ultra të përpunuara krijojnë varësi si cigaret

Ushqimet ultra të përpunuara krijojnë varësi si cigaret

7 Shkurt, 2026

Të Fundit

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

1 Tetor, 2026
Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

1 Tetor, 2026
Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

Nis verifikimi në terren i pronave në Tiranë, çfarë ndodh me ato në proces legalizimi

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr