• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Pesë mitet që shkaktojnë stres të panevojshëm te prindërit për gjumin e bebeve

Editor Nga Editor
3 Mars, 2026
në Shëndet
A A
Pesë mitet që shkaktojnë stres të panevojshëm te prindërit për gjumin e bebeve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga ideja se shumica e foshnjave flenë 12 orë pa ndërprerje, deri te pretendimi se gjumi i ditës përmirëson automatikisht gjumin e natës, gjumi i të vegjëlve është një nga fushat më të mbushura me keqinformim. Tregu i programeve dhe trajnimeve për gjumin e foshnjave ka ndikuar në përhapjen e shumë miteve. Ja pesë nga më të zakonshmet – dhe çfarë thotë në të vërtetë shkenca.

  1. Jo, shumica e foshnjave nuk “flenë gjithë natën”

Edhe pse shumë prindër e shohin si ideal momentin kur fëmija “fle gjithë natën”, studimet tregojnë se kjo është më pak e zakonshme sesa mendohet.

Një studim me mbi 55 mijë foshnja në Norvegji zbuloi se pothuajse 7 në 10 foshnja gjashtëmuajshe zgjoheshin të paktën një herë gjatë natës, ndërsa më shumë se një në katër fëmijë 18-muajsh zgjoheshin ende natën.

Një tjetër studim finlandez (2020), me 5,700 fëmijë, tregoi se foshnjat tre, gjashtë dhe tetë muajshe zgjoheshin mesatarisht më shumë se dy herë në natë; 12-muajshët rreth 1.8 herë; ndërsa 18- dhe 24-muajshët rreth një herë në natë.

  1. Por zgjimet e natës nuk janë gjithmonë “normale”

Shpesh dëgjohet se fëmijët do të vazhdojnë të zgjohen natën derisa “të mësohen” të mos e bëjnë. Megjithatë, kjo injoron faktin që shumica e foshnjave me zhvillim tipik e konsolidojnë gjumin me kalimin e kohës vetë. Nga ana tjetër, nuk duhet përjashtuar mundësia e ndonjë problemi shëndetësor që mund të ndikojë në gjumë.

  1. Për shumicën e foshnjave, 12 orë gjumë nate janë shumë

Në internet shpesh sugjerohet se foshnjat duhet të flenë rreth 12 orë gjatë natës, veçanërisht në kulturat perëndimore ku është popullarizuar orari “7-7” (nga ora 19:00 deri në 07:00). Çdo gjë më pak shpesh konsiderohet e pamjaftueshme.

Megjithatë, studimet tregojnë se jo të gjitha foshnjat kanë nevojë për 12 orë gjumë nate. Një studim australian me 5,000 fëmijë zbuloi se nga foshnjëria deri në moshën pesëvjeçare, fëmijët flinin mesatarisht 11 orë në natë, jo 12.

Në disa vende aziatike, foshnjat flenë edhe më pak. Një studim krahasues tregoi se fëmijët nën tre vjeç flinin mesatarisht:

-10.17 orë në Australi

-9.96 orë në Kanada

-10.51 orë në Mbretërinë e Bashkuar

-9.74 orë në SHBA

-8.73 orë në Tajvan

-9.02 orë në Hong Kong

-9.15 orë në Indi dhe Indonezi

Edhe rekomandimet zyrtare tregojnë një interval të gjerë. Për shembull, American Academy of Sleep Medicine rekomandon që foshnjat 4–12 muajshe të flenë 12–16 orë në 24 orë (duke përfshirë edhe dremitjet), ndërsa fëmijët 1–2 vjeç 11–14 orë gjithsej. Nuk përcaktohet se sa duhet të jetë gjumi i natës kundrejt atij të ditës.

  1. Po, dremitjet “në lëvizje” janë rikuperuese?

Pretendohet shpesh se dremitjet në karrocë, në krahë apo në makinë janë gjumë “i lehtë” dhe jo rikuperues. Por nuk ka prova shkencore që e mbështesin këtë ide.

Një studim me 64 foshnja dy-muajshe tregoi se ato flinin më lehtë dhe qanin më pak kur tundeshin lehtë. Në raste të foshnjave me apnea obstruktive të gjumit, përdorimi i dyshekëve që lëkunden uli përgjysmë episodet obstruktive.

  1. Jo, gjumi zakonisht nuk “sjell më shumë gjumë”

Ideja se sa më shumë të flejë një fëmijë gjatë ditës, aq më mirë do të flejë natën, nuk mbështetet fort nga studimet. Në fakt, tek fëmijët mbi dy vjeç, dremitjet gjatë ditës shpesh lidhen me më shumë vështirësi për të fjetur në mbrëmje dhe më shumë zgjime nate.

Megjithatë, tek foshnjat më të vogla rezultatet janë të përziera. Një studim që përdori aktigrafi (pajisje që matin lëvizjet për të vlerësuar gjumin) zbuloi se tek foshnjat 24-javëshe, një orë më shumë gjumë gjatë ditës lidhej me vetëm 14 minuta më shumë gjumë nate – një diferencë e vogël.

Biologjikisht, gjumi ndikohet nga “presioni i gjumit”, sa më gjatë të qëndrojë një foshnjë pa fjetur, aq më i madh bëhet ky presion. Nëse një fëmijë fle më shumë se sa i nevojitet gjatë ditës, kjo mund ta bëjë më të vështirë fjetjen në mbrëmje.

Në përfundim, gjumi i foshnjave ndryshon shumë nga një fëmijë tek tjetri. Shumë nga “rregullat” që qarkullojnë nuk janë të mbështetura fuqishëm nga shkenca. Prindërit duhet të mbajnë parasysh se variacioni është normal, dhe se zhvillimi i gjumit është një proces gradual.

Marrë nga BBC

/Skyweb.al

Etiketat: bebegjumi
Artikulli para

Projeksionet/ Sa mund të arrijë rritja maksimale e çmimit të naftës në Shqipëri?

Artikulli pas

Del ne treg ne 11 mars, Apple prezanton verisonin e ri të iPhone 17 me çmim më të ulët

Editor

Editor

Nga Kategoria

Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara
Shëndet

Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

3 Nëntor, 2026
Australia ashpërson rregullat për kremrat kundër diellit pas skandalit me nivelin e mbrojtjes
Shëndet

Australia ashpërson rregullat për kremrat kundër diellit pas skandalit me nivelin e mbrojtjes

3 Nëntor, 2026
Ndalimi i rrjeteve sociale për të miturit, Reddit nis ndjekjen në rrugë ligjore
Shëndet

Ndalimi i rrjeteve sociale për të miturit, Reddit nis ndjekjen në rrugë ligjore

3 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele
Kryesore

Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele

3 Nëntor, 2026
85 organizata i kërkojnë OBSH-së uljen e kufirit të nitrateve në ujin e pijshëm
Shëndet

85 organizata i kërkojnë OBSH-së uljen e kufirit të nitrateve në ujin e pijshëm

3 Nëntor, 2026
Pse disa njerëz mjaftohen me vetëm katër orë gjumë?
Shëndet

Pse disa njerëz mjaftohen me vetëm katër orë gjumë?

2 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Del ne treg ne 11 mars, Apple prezanton verisonin e ri të iPhone 17 me çmim më të ulët

Del ne treg ne 11 mars, Apple prezanton verisonin e ri të iPhone 17 me çmim më të ulët

Të Përzgjedhura

11 vjet burg për Redi Mollën dhe 9 për Mariglen Qaton, SPAK jep pretencën për Dosjen 5D
Aktualitet

11 vjet burg për Redi Mollën dhe 9 për Mariglen Qaton, SPAK jep pretencën për Dosjen 5D

Nga SkyWeb
17 Shkurt, 2026
0

Prokuroria e Posaçme ka lexuar konkluzionet përfundimtare në gjyqin e njohur si “Dosja 5D”, duke kërkuar dënimin e shtatë zyrtarëve...

Lexo të plotë
Turistja australiane rrëfen eksperiencën: Të udhëtosh me makinë në Shqipëri kërkon guxim

Turistja australiane rrëfen eksperiencën: Të udhëtosh me makinë në Shqipëri kërkon guxim

16 Shtator, 2025
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

Qeveria miraton tre centrale të reja fotovoltaike me fuqi totale 126 MW

20 Qershor, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Britania duhet të ndalojë demonizimin e Shqipërisë

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Britania duhet të ndalojë demonizimin e Shqipërisë

18 Maj, 2026
Alko-Impex merr tenderin për pastrimin e plazheve në Vlorë, Himarë dhe Sarandë gjatë sezonit turistik

Alko-Impex merr tenderin për pastrimin e plazheve në Vlorë, Himarë dhe Sarandë gjatë sezonit turistik

26 Maj, 2025

Të Fundit

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr