• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Vetmia po kthehet në biznes miliardash, hotelet e luksit ofrojnë tashmë edhe “pushime për të qarë”

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Qershor, 2026
në Turizëm
A A
Vetmia po kthehet në biznes miliardash, hotelet e luksit ofrojnë tashmë edhe “pushime për të qarë”
Share on FacebookShare on WhatsApp

 

Vetmia po shndërrohet në një nga problemet më të mëdha sociale të kohës moderne dhe industria globale e mirëqenies ka gjetur një treg të ri miliardash: paketat luksoze për përballimin e pikëllimit dhe humbjes.

Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për lidhjet sociale, një në gjashtë persona në botë përjeton vetmi të rëndë dhe afatgjatë.

Izolimi kronik social lidhet me një rritje prej 30% të rrezikut të vdekjes së parakohshme, ndërsa kostot ekonomike të depresionit dhe ankthit të lidhura me vetminë arrijnë në rreth 1 trilion dollarë në vit.

Në këtë realitet të ri, krahas spa-ve, retreat-eve të yogës dhe programeve detox, po shfaqet një kategori e re: “grief retreats”, ose pushime të dedikuara për përballimin e humbjes dhe zisë.

Resorte të njohura në Meksikë, SHBA, Kosta Rika dhe vende të tjera ofrojnë programe që përfshijnë terapi në grup, ecje në natyrë me këshilltarë të specializuar, seanca meditimi, “sound baths”, vakte në heshtje dhe madje edhe terapi me kuaj.

Programet variojnë nga disa qindra dollarë për një fundjavë deri në mbi 3,500 dollarë për pak ditë trajtim privat, ndërsa në segmentin luksoz të tregut çmimi prej rreth 1,000 dollarësh në ditë konsiderohet tashmë normal.

Fenomeni po lidhet me ndryshimet e thella sociale të dekadave të fundit. Ekspertët theksojnë se komunitetet tradicionale, organizatat lokale, grupet shoqërore dhe marrëdhëniet e afërta janë dobësuar ndjeshëm, ndërsa përdorimi masiv i telefonave inteligjentë dhe rrjeteve sociale ka rritur ndjenjën e izolimit për shumë njerëz.

Megjithatë, specialistët paralajmërojnë se pikëllimi nuk zgjidhet me pak ditë pushime apo me eksperienca luksoze. Sipas tyre, procesi i zisë kërkon kohë, mbështetje nga familja dhe miqtë, si dhe lidhje reale njerëzore.

Për shumë analistë, fakti që njerëzit po paguajnë mijëra dollarë për të gjetur hapësirë ku të qajnë dhe të ndihen të dëgjuar nuk është zgjidhja e problemit të vetmisë, por një simptomë e një shoqërie ku lidhjet njerëzore po bëhen gjithnjë e më të rralla. /skyweb.al

Etiketat: turizemturizmi
Artikulli para

Taksia në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

Artikulli pas

BE planifikon taksë karboni edhe për fluturimet ndërkombëtare, pritet shtrenjtim i biletave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë
Turizëm

Media amerikane: Shqipëria, ndër destinacionet më ekonomike në Evropë, sa shpenzohet për 10 ditë

3 Nëntor, 2026
Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës
Turizëm

Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

31 Tetor, 2026
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Ekonomi

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore
Turizëm

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!
Ekonomi

Tatimet gati, ligji i ri detyron regjistrimin e njësive në Air BNB dhe Booking

29 Tetor, 2026
Durrësi prezantohet në ITB Berlin si destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin
Turizëm

Rritja e TVSH-së në akomodim, Shoqata Shqiptare e Turizmit kundër: Rrezikohet konkurrueshmëria

28 Tetor, 2026
Artikulli pas
BE planifikon taksë karboni edhe për fluturimet ndërkombëtare, pritet shtrenjtim i biletave

BE planifikon taksë karboni edhe për fluturimet ndërkombëtare, pritet shtrenjtim i biletave

Të Përzgjedhura

Pas iPhone 18, Apple gati të prezantojë modelin e palosshëm
Aktualitet

Pas iPhone 18, Apple gati të prezantojë modelin e palosshëm

Nga Editor
2 Prill, 2026
0

Apple pritet të prezantojë iPhone-in e parë me ekran të palosshëm menjëherë pas lançimit të iPhone 18, duke shënuar një...

Lexo të plotë
Mbi 3.2 milionë euro pagesa publike për ujësjellësin e Gjoricës, por banorët thonë se uji mbetet i papërdorshëm

Mbi 3.2 milionë euro pagesa publike për ujësjellësin e Gjoricës, por banorët thonë se uji mbetet i papërdorshëm

10 Prill, 2026
Euro bie, dollari rritet: Si shiten e blihen valutat e huaja sot

Euro bie, dollari rritet: Si shiten e blihen valutat e huaja sot

17 Shkurt, 2026
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Kursi i këmbimit, si paraqiten valutat kryesore

5 Nëntor, 2025
PROJEKTLIGJI/ Forcohet roli i komunitetit në projektet mjedisore, mungesa e konsultimit çon në anulim

PROJEKTLIGJI/ Forcohet roli i komunitetit në projektet mjedisore, mungesa e konsultimit çon në anulim

13 Shkurt, 2026

Të Fundit

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr