• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 14 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Zbardhet vendimi për bonusin e pensionistëve, 11 kategoritë që përfitojnë

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
GRAFIKU/ Shqipëria kap një nga treguesit europianë, por ky nuk është aspak një lajm i mirë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Është zbardhur vendimi i qeverisë për shpërblimin e pensionistëve, i cili parashikon dhënien e bonusit në masën 5 mijë lekë.

Sipas vendimit, përfitues janë 11 kategori qytetarësh, ndërsa pagesa do të kryhet gjatë muajit korrik 2026.

Bonusi do të jepet për personat që përfitojnë pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social.

Përfitues janë gjithashtu pensionistët e ish-kooperativave bujqësore, punonjësit që kanë punuar në miniera, si dhe personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Në listë përfshihen edhe veteranët që nuk përfitojnë pension, por trajtohen vetëm me shpërblim financiar, si dhe personat që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm.

Bonusi do të jepet edhe për personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, pension suplementar, pension për shkak të profesionit të vështirë, si dhe përfituesit e trajtimit financiar si fëmijë në përkujdesje.

Pjesë e kategorive përfituese janë edhe familjet e pilotëve që trajtohen me ligj të posaçëm.

Sipas vendimit, të drejtën për bonus e kanë personat që kanë datën e lindjes së të drejtës së përfitimit deri më 30 qershor 2026.

Çdo përfitues do ta marrë shpërblimin vetëm një herë, edhe nëse përfiton më shumë se një pension apo trajtim financiar.

Efekti financiar i vendimit llogaritet në 3.913 miliardë lekë.

Nga kjo shumë, 3.886 miliardë lekë shkojnë për shpërblimin, ndërsa 27 milionë lekë janë parashikuar për shpenzime administrative.

Pagesat do të kalohen në llogaritë e pensionistëve gjatë muajit korrik 2026.

Në rastet kur pagesa nuk kryhet brenda korrikut, ajo mund të paguhet deri më 31 dhjetor 2026.

Shpërblimet e patërhequra parashkruhen pas kësaj date.

V E N D I M

PËR

SHPËRBLIMIN E PENSIONISTËVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936,                              datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpërblimin, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë, të personave, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat, që përfitojnë pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar e pension social, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

b) Personat, që përfitojnë pension, sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të                    ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe sipas ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

c) Personat, që përfitojnë pension sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, personat që marrin trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, dhe personat, që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;

ç) Personat, që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakeve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; dhe nuk janë të punësuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi;

d) Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-it, sipas vendimit nr.190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

dh) Personat që nuk përfitojnë pension, por që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm të caktuar në përputhje me nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

e) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar, sipas neneve 5/1/a ose 5/1/b, të ligjit 7703,                                 datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

ë) Personat që nuk përfitojnë pension nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, por përfitojnë pension suplementar të caktuar sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;

f) Personat, që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, sipas nenit 5, të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”;

g) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar si fëmijë në përkujdesje të Republikës, sipas ligjit nr.129/2021, “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës””;

gj) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm sipas                       ligjit nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit”.

2. Të drejtën për të përfituar shpërblimin në masën e përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona, që kanë datë të lindjes të së drejtës së përfitimit deri në datën 30.6.2026, duke përfshirë edhe këtë datë dhe kanë të drejtë të marrin vetëm një herë këtë shpërblim, pavarësisht se mund të përfitojnë më shumë se një përfitim.

3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 3 913 000 000 (tre miliardë e nëntëqind e trembëdhjetë milionë) lekë e ndarë në 3 886 000 000 (tre miliardë e tetëqind e tetëdhjetë e gjashtë      milionë) lekë për shpërblimin dhe 27 000 000 (njëzet e shtatë milionë) lekë shpenzime administrative për dhënien e shpërblimit. Efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen nga llogaria speciale me emërtimin “Fondi i pensioneve” pranë Bankës së Shqipërisë.

4. Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin korrik 2026 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit korrik 2026, ato të paguhen deri më 31.12.2026. Shpërblimet e patërhequra parashkruhen pas datës 31.12.2026.

5. Administrimi i fondeve buxhetore të shpërblimit të pensionistëve, caktimi i shpërblimit për çdo përfitues dhe pagesa realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë, sipas të njëjtave procedura, që zbatohen për administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore.

6. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Etiketat: pensioniste
Artikulli para

Ora e artë, si ndikon perëndimi i diellit në shëndetin mendor

Artikulli pas

Hapen sot aplikimet për kompensimin e TVSH-së ndaj fermerëve, kush përfiton

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit
Ekonomi

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Aktualitet

Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

14 Nëntor, 2026
Rama thotë në Asamblenë e PS se BE është më pranë se kurrë
Aktualitet

Rama thotë në Asamblenë e PS se BE është më pranë se kurrë

14 Nëntor, 2026
Nga mësuesit te specialistët e IT, cilët janë profesionet më të kërkuara në Evropë
Aktualitet

Nga mësuesit te specialistët e IT, cilët janë profesionet më të kërkuara në Evropë

14 Nëntor, 2026
Ia hodhi SPAK-ut, por tenderi për Rezervuarin e Kurjanit mund t’a riktheje Majlinda Bufin nën akuzë: KLSH gozhdon kryebashkiaken
Ekonomi

Ia hodhi SPAK-ut, por tenderi për Rezervuarin e Kurjanit mund t’a riktheje Majlinda Bufin nën akuzë: KLSH gozhdon kryebashkiaken

14 Nëntor, 2026
AI kthehet në kërcënimin kryesor për sistemin financiar, FED ngre alarmin për rrezikun e një krize
Ekonomi

AI kthehet në kërcënimin kryesor për sistemin financiar, FED ngre alarmin për rrezikun e një krize

14 Nëntor, 2026
Artikulli pas
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Hapen sot aplikimet për kompensimin e TVSH-së ndaj fermerëve, kush përfiton

Të Përzgjedhura

Bizneset e dëmtuara nga protestat, si do të aplikohet për kompensim dhe kush do t’i verifikojë dëmet
Ekonomi

Bizneset e dëmtuara nga protestat, si do të aplikohet për kompensim dhe kush do t’i verifikojë dëmet

Nga SkyWeb
28 Tetor, 2026
0

Bizneset që pësuan dëme materiale gjatë protestave të zhvilluara nga 13 deri më 22 tetor 2026 do të mund të...

Lexo të plotë
Alarm në Europë, agjentët rusë po blejnë prona pranë bazave të NATO-s

Alarm në Europë, agjentët rusë po blejnë prona pranë bazave të NATO-s

24 Shkurt, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

26 Mars, 2026
Nuk mund të hash vetëm një: Varësia ndaj ushqimeve të përpunuara është reale dhe po rritet

Nuk mund të hash vetëm një: Varësia ndaj ushqimeve të përpunuara është reale dhe po rritet

22 Qershor, 2026
RREZIKU/  Barrierat që nuk mbrojnë te Rruga e Arbrit: Kush mban përgjegjësi?

RREZIKU/ Barrierat që nuk mbrojnë te Rruga e Arbrit: Kush mban përgjegjësi?

22 Tetor, 2025

Të Fundit

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

14 Nëntor, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

14 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr