• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 23 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Krijonë varësi, KE kërkon ndryshimin e logjikës dhe funksionimit dhe algoritmit të Facebook dhe Instagram

Editor Nga Editor
10 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
Krijonë varësi, KE kërkon ndryshimin e logjikës dhe funksionimit dhe algoritmit të Facebook dhe Instagram
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkimi Evropian ka rritur presionin ndaj kompanisë Meta, duke kërkuar ndryshime në disa prej funksioneve të Facebookut dhe Instagramit, të cilat sipas Komisionit Evropian nxisin përdorimin e tepërt të rrjeteve sociale dhe mund të krijojnë varësi, veçanërisht te të miturit dhe përdoruesit më të cenueshëm.

Sipas vlerësimit paraprak të Komisionit, Meta nuk ka identifikuar dhe kufizuar në mënyrë të mjaftueshme rreziqet që lidhen me veçori si rrjedha e pafund e postimeve, rekomandimet tepër të personalizuara dhe nisja automatike e videove.

Brukseli argumenton se këto mekanizma janë projektuar për t’i mbajtur përdoruesit sa më gjatë në platforma, duke rritur kështu të ardhurat nga reklamat. Sipas autoriteteve evropiane, këto funksione e shtyjnë përdoruesin të vazhdojë të konsumojë përmbajtje pa ndërprerje, duke e futur trurin në një gjendje “pilotimi automatik”, gjë që mund të çojë në zakone të dëmshme dhe sjellje kompulsive.

Komisioni Evropian ka shprehur shqetësime edhe për kontrollet prindërore në Facebook dhe Instagram, të cilat i konsideron tepër të ndërlikuara. Po ashtu, sipas tij, mjetet që synojnë të kufizojnë kohën e përdorimit të rrjeteve sociale nga adoleshentët nuk janë mjaftueshëm efektive.

Meta i ka kundërshtuar këto konstatime paraprake. Një zëdhënës i kompanisë deklaroi se vlerësimi i Komisionit nuk pasqyron masat e rëndësishme që janë ndërmarrë për mbrojtjen e të rinjve në platformat e saj.

Kompania theksoi se llogaritë e dedikuara për adoleshentët, të prezantuara dy vjet më parë, u japin prindërve mundësinë të bllokojnë përdorimin e Instagramit gjatë natës dhe të vendosin kufij për kohën ditore të ekranit.

Këto përfundime paraprake janë pjesë e hetimit të nisur nga Komisioni Evropian në maj të vitit 2024, ku Meta dyshohet se nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme për mbrojtjen e të miturve në internet.

Nëse kompania nuk respekton kërkesat e Bashkimit Evropian dhe konstatohen shkelje të rregullave, ajo mund të përballet me gjoba të konsiderueshme.

Artikulli para

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

Artikulli pas

Trajtimi pioner shpëton binjaket identike nga një komplikacion i rrallë i shtatzënisë

Editor

Editor

Nga Kategoria

PARADOKSI/ Popullsia bie, shpenzimet për digjitalizimin kapin majat, por ZGJEROHET administrata
Aktualitet

Tamam “punë shteti”, Administrata do të ketë 9 ditë pushim gjatë 2027!

23 Nëntor, 2026
Dronët që sulmuan luftanijen ruse në brigjet e Libisë u nisën nga Shqipëria? Reagon Ministria e Mbrojtjes
Aktualitet

Dronët që sulmuan luftanijen ruse në brigjet e Libisë u nisën nga Shqipëria? Reagon Ministria e Mbrojtjes

23 Nëntor, 2026
OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”
Aktualitet

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj
Aktualitet

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

22 Nëntor, 2026
AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare
Aktualitet

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!
Aktualitet

Presidenti Begaj: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!

21 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Trajtimi pioner shpëton binjaket identike nga një komplikacion i rrallë i shtatzënisë

Trajtimi pioner shpëton binjaket identike nga një komplikacion i rrallë i shtatzënisë

Të Përzgjedhura

Analiza e gjakut mund të tregojë moshën e organeve
Shëndet

Analiza e gjakut mund të tregojë moshën e organeve

Nga Editor
19 Qershor, 2026
0

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të bëjë të mundur përcaktimin e moshës biologjike dhe jetëgjatësisë së 11 organeve kryesore...

Lexo të plotë
Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë

Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë

18 Korrik, 2026
Me tren nga Varshava në Rijeka të Kroacisë, nis Adriatic Express. Kompania: U shitën 90% e biletave

Me tren nga Varshava në Rijeka të Kroacisë, nis Adriatic Express. Kompania: U shitën 90% e biletave

29 Qershor, 2025
Gjermania paguan 259 euro në muaj për afro 300 mijë fëmijë që jetojnë jashtë vendit

Gjermania paguan 259 euro në muaj për afro 300 mijë fëmijë që jetojnë jashtë vendit

18 Nëntor, 2026
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

Strategjia e turizmit, Shqipëria synon 6.7 mld euro deri në 2030

2 Gusht, 2025

Të Fundit

BB: Shqipëria mund të arrijë statusin e vendit me të ardhura të larta brenda vitit 2034

BB: Shqipëria mund të arrijë statusin e vendit me të ardhura të larta brenda vitit 2034

23 Nëntor, 2026
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë

Mbi 96% e shqiptarëve janë të pakënaqur me kostot e qirasë dhe çmimet e apartamenteve! Shqipëria e fundit në rajon

23 Nëntor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Ulni faturën e energjisë dhe shlyeni investimin me kursimet, skema e re e qeverisë deri në 15 vite

23 Nëntor, 2026
LIGJI/ Qeveria u heq bankave “monopolin” e pagesave, hapet rruga edhe për institucionet jobankare

Transfertat tani kryhen në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave në Shqipëri

23 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr