• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 6 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“E pashë në TikTok”: 48% e gjeneratës Z frymëzohen nga platforma për udhëtimet

Editor Nga Editor
22 Gusht, 2026
në Turizëm
A A
0
“E pashë në TikTok”: 48% e gjeneratës Z frymëzohen nga platforma për udhëtimet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjenerata Z po udhëheq ndryshimin në mënyrën se si udhëtarët zbulojnë, rezervojnë dhe ndajnë pushimet e tyre, ku pothuajse gjysma e tyre thonë se TikTok-u është burim frymëzimi për udhëtimet.

Në kohën time (jo shumë larg – jam vetëm një millennial), rekomandimet nga familjarët dhe miqtë, së bashku me një vlog në YouTube apo një shfletim në Pinterest, ishin burimet kryesore të frymëzimit për udhëtime. Por sa shumë kanë ndryshuar gjërat që atëherë!

Sot, videot e shkurtra në TikTok po ndikojnë gjithnjë e më shumë në zgjedhjen e destinacioneve dhe aktiviteteve jashtë vendit, veçanërisht te udhëtarët e Gjeneratës Z, të lindur mes viteve 1997 dhe 2012.

TUI Musement ka analizuar se si rrjetet sociale po ndikojnë në mënyrën se si udhëtarët sot zbulojnë destinacionet, rezervojnë, përjetojnë dhe ndajnë pushimet e tyre.

Në studimin e zhvilluar në Spanjë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, platforma globale për ture dhe aktivitete zbuloi se pothuajse gjysma (48%) e të anketuarve të Gjeneratës Z e cilësuan TikTok-un si një burim frymëzimi për udhëtimet. Kjo e vendos aplikacionin e rrjeteve sociale përpara rekomandimeve nga miqtë dhe familjarët, të cilat renditeshin në vend të dytë me 43%.

Sipas TUI Musement, kjo tregon se përmbajtja vizuale dhe videot e shkurtra po fitojnë gjithnjë e më shumë ndikim te udhëtarët që kërkojnë destinacione të reja për të vizituar, aktivitete për të provuar dhe ide për pushime.

Në përgjithësi, më shumë se katër në dhjetë udhëtarë (43%) thanë se një postim ose video virale i kishte shtyrë të rezervonin një udhëtim ose të merrnin pjesë në një aktivitet. Ky trend ishte veçanërisht i përhapur te millennials, me 52% të tyre që e pranuan këtë ndikim – pak më shumë se te Gjenerata Z, ku shifra ishte 50%.

Edhe influencerët rezultuan se kanë një ndikim të qartë. 43% e të anketuarve thanë se përmbajtja e krijuesve që ndjekin ndikon në vendimin se ku të udhëtojnë dhe çfarë të bëjnë jashtë vendit. Madje, 27% thanë se kishin ndryshuar destinacionin e tyre për shkak të rekomandimit të një influence-eri.

“Një imazh ose video e vetme tani mund të frymëzojë një udhëtim dhe ne kemi rritur vazhdimisht fokusin tonë te mënyra se si mund të arrijmë dhe angazhojmë më mirë audiencën përmes platformave si Instagram dhe TikTok”, tha Mirco Fiumene, Drejtor Menaxhues i Experiences & CMO në TUI Musement.

Por ndikimi i rrjeteve sociale nuk duket se përfundon pasi një person ka zgjedhur destinacionin dhe ka mbërritur atje.

Në epokën e “scroll”-imit, presioni për të realizuar foton perfekte të pushimeve ndikon edhe në mënyrën se si njerëzit i ndajnë përvojat e tyre. Më shumë se një e treta (37%) ndihen të detyruar t’i bëjnë udhëtimet e tyre të duken më emocionuese në profilet e tyre në rrjetet sociale. Te Gjenerata Z, kjo shifër rritet në pothuajse gjysmën, 45%.

Për disa, kërkimi për postimin perfekt mund të ndikojë edhe në aktivitetet që zgjedhin të bëjnë. Gati katër në dhjetë udhëtarë (39%) thanë se kishin vizituar një pikë turistike kryesisht për të bërë një foto ose për të regjistruar një video, ndërsa 37% thanë se, të paktën herë pas here, do të preferonin të shkonin në vende të famshme në Instagram sesa të zbulonin thesaret e fshehura dhe më pak të njohura të një destinacioni.

Pra, a ka ende rëndësi përvoja e pushimeve dhe vendi ku shkon, apo më shumë rëndësi ka se si do të duket ajo në “feed”-in e rrjeteve sociale pasi të mbërrish atje?

/skyweb.al

Etiketat: udhetimet
Artikulli para

Zgjimi pa alarm: si ta riktheni ritmin natyral të gjumit

Artikulli pas

Zjarret po djegin Europën: Cilat vende të BE-së kanë më shumë zjarrfikës?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Media franceze: Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm të Ballkanit
Turizëm

Media franceze: Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm të Ballkanit

6 Tetor, 2026
FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane
Turizëm

FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane

6 Tetor, 2026
Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli
Turizëm

Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli

5 Tetor, 2026
FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit
Turizëm

FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit

4 Tetor, 2026
Media italiane: Ksamili, mes destinacioneve më të lira dhe mahnitëse për pushime verore
Turizëm

Media franceze: Shqipëria, destinacioni i ri për pushime të përballueshme

4 Tetor, 2026
TTW: Shqipëria, një thesar i fshehur i Europës për turizëm të qetë
Turizëm

Shqipëria, destinacioni turistik që po tërheq gjithnjë e më shumë francezë

3 Tetor, 2026
Artikulli pas
Zjarret po djegin Europën: Cilat vende të BE-së kanë më shumë zjarrfikës?

Zjarret po djegin Europën: Cilat vende të BE-së kanë më shumë zjarrfikës?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zbulohen 74 variante gjenetike të lidhura me ankthin
Shëndet

Zbulohen 74 variante gjenetike të lidhura me ankthin

Nga Editor
11 Qershor, 2026
0

Një studim i ri ka identifikuar 74 variante gjenetike të lidhura me çrregullimet e ankthit, një problem i shëndetit mendor...

Lexo të plotë
Shqipëria, ndër vendet më mosbesuese ndaj blerjeve online në rajon

Shqipëria, ndër vendet më mosbesuese ndaj blerjeve online në rajon

11 Tetor, 2025
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Euro shënon rekordin tjetër historik në raport me lekun, sot ra edhe më tepër

30 Korrik, 2026
Ulqini ndalon daljen me rroba banjo në rrugët e qytetit

Ulqini ndalon daljen me rroba banjo në rrugët e qytetit

19 Maj, 2026
Pesë shtete të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

Pesë shtete të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

31 Mars, 2026

Të Fundit

VENDIMI/ Kanabisi mjekësor nën mbikëqyrje totale, çdo bimë do të pajiset me çip dhe kod unik

Kanabisi mjekësor nën vëzhgim 24 orë, çfarë parashikon VKM

6 Tetor, 2026
SPAK po e heton, qeveria zgjeron lehtësirat fiskale ndaj industrisë së armëve pa një plan mbi ndikimin në buxhet

SPAK po e heton, qeveria zgjeron lehtësirat fiskale ndaj industrisë së armëve pa një plan mbi ndikimin në buxhet

6 Tetor, 2026
Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor

Erion Veliaj kontraktoi agjencinë amerikane të PR për betejën e imazhit në mediat ndërkombëtare

6 Tetor, 2026
Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave

Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave

6 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr