• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

ARRSH: Drejt përfundimit 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë

Editor Nga Editor
4 Shtator, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
ARRSH: Drejt përfundimit 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Punimet në gjashtë fazat e para të aksit Elbasan–Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, kanë hyrë në fazën finale. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), realizimi fizik i përgjithshëm i këtyre loteve ka arritur në 87%, ndërsa aktualisht puna është përqendruar kryesisht në shtrimin e shtresave asfaltike përgjatë rreth 15 kilometrave të segmentit.

Gjashtë lotet përfshijnë rreth 20 kilometra të aksit të ri, nga Elbasani deri në afërsi të Peqinit. Krahas punimeve në trupin e rrugës, në disa prej segmenteve po vijon puna edhe për veprat e mëdha të artit. Sipas ARRSH-së, shtresat asfaltike po aplikohen në dy ura, ndërsa në dy ura të tjera punimet për mbistrukturën janë pranë përfundimit.

Përfundimi i gjashtë fazave të para është parashikuar brenda vitit 2026. Në total, aksi Elbasan–Rrogozhinë do të ketë një gjatësi prej 40.7 kilometrash.

Segmenti nis pranë ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, ku do të lidhet me bypass-in e qytetit, dhe vijon deri në Lekaj, ku bashkohet me autostradën ekzistuese të Korridorit Blu. Traseja shtrihet në territorin e bashkive Elbasan, Peqin dhe Kavajë.

Pas përfundimit, rruga do të ketë nga dy korsi në secilin drejtim, duke krijuar një lidhje të re me standarde të larta infrastrukturore përgjatë Korridorit VIII. Sipas dokumenteve të projektit, shpejtësia e projektuar në segmente të ndryshme të aksit parashikohet nga 90 deri në 140 km/orë.

Aksi Elbasan–Rrogozhinë është një nga pjesët kryesore të Korridorit VIII, që shërben si një lidhje e rëndësishme lindje–perëndim. Nga Elbasani, korridori vijon drejt Qafë-Thanës, ku paralelisht po zhvillohen edhe projekte të tjera infrastrukturore për përmirësimin e këtij korridori strategjik.

Artikulli para

Volkswagen në vështirësi, gjiganti gjerman do të shkurtojë 100 mijë vende pune

Artikulli pas

Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri

Editor

Editor

Nga Kategoria

Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë
Aktualitet

Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë

3 Nëntor, 2026
2 mln euro për pajisje kundër protestuesve, Skënder Hita rikthen në lojë Kasapin e famshëm pas skandalit dhe kallëzimit për uniformat
Ekonomi

2 mln euro për pajisje kundër protestuesve, Skënder Hita rikthen në lojë Kasapin e famshëm pas skandalit dhe kallëzimit për uniformat

3 Nëntor, 2026
Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem
Aktualitet

Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem

3 Nëntor, 2026
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen
Ekonomi

DETAJET/ Nga provimi kombëtar te certifikata 4-vjeçare, si do të bëhen punësimet në administratën publike

3 Nëntor, 2026
Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave
Aviacion

Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave

3 Nëntor, 2026
Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!
Aktualitet

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

2 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri

Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri

Të Përzgjedhura

Shqiptarët bashkohen për të ndihmuar Tonin dhe Nidën e “Farma Sotira” pas zjarrit në fermë
Turizëm

Shqiptarët bashkohen për të ndihmuar Tonin dhe Nidën e “Farma Sotira” pas zjarrit në fermë

Nga SkyWeb
24 Tetor, 2025
0

Një valë solidariteti ka përfshirë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit për të ndihmuar Tonin dhe Nidën, dy njerëz të dashur...

Lexo të plotë
Një ekonomi në udhëkryq

Popullsia e Shqipërisë vazhdon tkurrjen dhe plakjen, mosha mesatare shkon 45 vjeç

2 Qershor, 2026
Vdiq punëtori boshnjak, shpallet në kërkim administratori i Nova Construction Enea Kaçi

Vdiq punëtori boshnjak, shpallet në kërkim administratori i Nova Construction Enea Kaçi

1 Qershor, 2025
Koha për rikthimin e funksionalitetit të AMF-së, Adela Xhemali prezanton platformën: Zgjerim i tregut të sigurimeve dhe tregut të kapitaleve

Koha për rikthimin e funksionalitetit të AMF-së, Adela Xhemali prezanton platformën: Zgjerim i tregut të sigurimeve dhe tregut të kapitaleve

18 Nëntor, 2025
Euro bie, çmimet jo: Pse ushqimet mbeten të shtrenjta në Shqipëri

Rekord europian, shqiptarët punojnë kryesisht për t’u ushqyer

22 Korrik, 2026

Të Fundit

Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë

Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë

3 Nëntor, 2026
“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë

Media amerikane: Shqipëria, ndër destinacionet më ekonomike në Evropë, sa shpenzohet për 10 ditë

3 Nëntor, 2026
2 mln euro për pajisje kundër protestuesve, Skënder Hita rikthen në lojë Kasapin e famshëm pas skandalit dhe kallëzimit për uniformat

2 mln euro për pajisje kundër protestuesve, Skënder Hita rikthen në lojë Kasapin e famshëm pas skandalit dhe kallëzimit për uniformat

3 Nëntor, 2026
Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem

Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr