• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Pse mushkonjat të pickojnë më shumë ty!

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Shtator, 2026
në Shëndet
A A
Pse mushkonjat të pickojnë më shumë ty!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Disa persona duket sikur sulmohen vazhdimisht nga mushkonjat, ndërsa të tjerët qëndrojnë pranë tyre pothuajse të paprekur. Kjo nuk lidhet vetëm me fatin, por me frymëmarrjen, temperaturën e trupit, aromën e lëkurës dhe madje edhe me veshjet.

Në botë njihen rreth 3,500 lloje mushkonjash, por vetëm një pjesë e vogël ushqehet me gjakun e njerëzve. Janë mushkonjat femra ato që pickojnë, pasi kanë nevojë për proteinat e gjakut për zhvillimin e vezëve.

Një nga faktorët kryesorë që i tërheq është dioksidi i karbonit që nxjerrim gjatë frymëmarrjes. Personat që prodhojnë më shumë dioksid karboni, sidomos gjatë aktivitetit fizik, mund të identifikohen më lehtë nga insektet.

Për këtë arsye, mushkonjat mund të tërhiqen më shumë nga gratë shtatzëna, të cilat zakonisht prodhojnë më shumë dioksid karboni dhe kanë temperaturë trupore disi më të lartë.

Edhe aroma individuale luan rol të rëndësishëm. Acidi laktik, djersa dhe bakteret që jetojnë në lëkurë krijojnë një kombinim të veçantë aromash, i cili mund t’i bëjë disa persona më tërheqës për mushkonjat.

Studime të ndryshme sugjerojnë se ndikim mund të kenë edhe faktorët gjenetikë dhe grupi i gjakut, ndërsa personat me grupin O janë identifikuar në disa kërkime si më të ekspozuar ndaj pickimeve.

Edhe ngjyra e veshjeve ka rëndësi. Mushkonjat dallojnë më lehtë ngjyrat e errëta, ndaj veshjet e zeza, blu të errëta ose të kuqe mund ta bëjnë më të lehtë afrimin e tyre.

Për t’u mbrojtur rekomandohet përdorimi i preparateve kundër insekteve, veçanërisht atyre që përmbajnë DEET, si dhe veshja e rrobave të çelëta dhe me mëngë të gjata. Duhet gjithashtu të eliminohet uji i ndenjur, ku mushkonjat shumohen, dhe të vendosen rrjeta në dyer e dritare.

Në rast pickimi, zona nuk duhet kruar, pasi mund të acarohet ose infektohet. Kompresat e ftohta dhe preparatet qetësuese mund të ndihmojnë në uljen e ënjtjes dhe irritimit.

Rritja e temperaturave po zgjeron gjithashtu territorin e mushkonjave, duke i çuar ato edhe në zona ku më parë ishin të rralla. Prania e tyre lidhet jo vetëm me bezdinë e pickimeve, por edhe me rrezikun e transmetimit të sëmundjeve si virusi i Nilit Perëndimor, ethet dengue, Zika dhe malaria.

Artikulli para

Shkencëtarët zhvillojnë një vaksinë universale kundër gripit

Artikulli pas

Mënyra si qëndrojmë ulur ndikon te humori dhe vetëbesimi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse disa njerëz mjaftohen me vetëm katër orë gjumë?
Shëndet

Pse disa njerëz mjaftohen me vetëm katër orë gjumë?

2 Nëntor, 2026
Sa të shëndetshëm e konsiderojnë veten të rinjtë europianë? Shqiptarët ndër më pozitivët në përgjigje
Shëndet

Sa të shëndetshëm e konsiderojnë veten të rinjtë europianë? Shqiptarët ndër më pozitivët në përgjigje

1 Nëntor, 2026
Pse paraardhësit tanë kishin temperaturë më të lartë të trupit?
Shëndet

Pse paraardhësit tanë kishin temperaturë më të lartë të trupit?

1 Nëntor, 2026
Gripi po rikthehet më herët se zakonisht
Shëndet

Gripi po rikthehet më herët se zakonisht

31 Tetor, 2026
Raportime për efekte të rënda anësore, EMA nis vlerësimin e ilaçit kundër depresionit dhe ankthit
Shëndet

Raportime për efekte të rënda anësore, EMA nis vlerësimin e ilaçit kundër depresionit dhe ankthit

31 Tetor, 2026
SHBA miraton terapinë e re për një sëmundje të rrallë të rrugëve të frymëmarrjes
Shëndet

SHBA miraton terapinë e re për një sëmundje të rrallë të rrugëve të frymëmarrjes

31 Tetor, 2026
Artikulli pas
Mënyra si qëndrojmë ulur ndikon te humori dhe vetëbesimi

Mënyra si qëndrojmë ulur ndikon te humori dhe vetëbesimi

Të Përzgjedhura

Ilaçe të skaduara dhe mashtrime me FSDKSH, Prokuroria nis hetimet për Rejsi Farma me pronare Merita Sheqin
Aktualitet

Ilaçe të skaduara dhe mashtrime me FSDKSH, Prokuroria nis hetimet për Rejsi Farma me pronare Merita Sheqin

Nga SkyWeb
11 Mars, 2026
0

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ndaj kompanisë farmaceutike Rejsi Farma, në pronësi të Merita Sheqit, pas dyshimeve për përfitime...

Lexo të plotë
Kadastra nuk pyet për KLSH, 200 rekomandime që nuk marrin përgjigje

Kadastra nuk pyet për KLSH, 200 rekomandime që nuk marrin përgjigje

6 Mars, 2026
Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj

Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi nuk është arratisur

23 Dhjetor, 2025
Na prek të gjithëve, pse teknologjia po bëhet më e shtrenjtë

Na prek të gjithëve, pse teknologjia po bëhet më e shtrenjtë

16 Shkurt, 2026
Projekti kundër ngrohjes globale, mijëra avionë do të fluturojnë në lartësi më të ulta

Projekti kundër ngrohjes globale, mijëra avionë do të fluturojnë në lartësi më të ulta

20 Gusht, 2026

Të Fundit

Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen

DETAJET/ Nga provimi kombëtar te certifikata 4-vjeçare, si do të bëhen punësimet në administratën publike

3 Nëntor, 2026
Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave

Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave

3 Nëntor, 2026
Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët

Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët

2 Nëntor, 2026
Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

2 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr