• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 29 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Banesat pa pronar, avokati: Në emër të kujt bëhet legalizimi? Hiqen pengesat e gjykatave

Editor Nga Editor
13 Shtator, 2026
në Aktualitet
A A
Banesat pa pronar, avokati: Në emër të kujt bëhet legalizimi? Hiqen pengesat e gjykatave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banesat që kanë më shumë se një pretendim për pronësinë, do të hyjnë në procesin e legalizimit, pavarësisht se nuk ka një vendim gjykate që përcakton pronarin e saj.  Në një intervistë për SCAN, Avokati Fabjan Mehmeti, sqaron risitë e draftligjit, ndërsa thekson se në këtë rast legalizimi do kryhet pa një emër pronari dhe pas vendimit të gjykatës,  prona do t’i kalojë në pronësi atij që ka fituar gjyqin.

“Shumë prona të cilat nuk janë të legalizuara do të legalizohen por pa emër pronari në procesin e legalizimit dhe do të pritet deri në momentin kur konflikti të zgjidhet midis ndërtuesit dhe poseduesit ose personave të tretë në gjykatë. Për shembull ta thjeshtësojmë, nëse për një njësi tregtare ose apartament ka mosmarrëveshje, në rast kur apartamenti është shitur tre herë për shembull dhe mosmarrëveshja qëndron në gjykatë. Kjo pronë do të legalizohet dhe do të rrijë pa pronar, dhe do të pritet përfundimi i procesit gjyqësor. Në momentin kur gjykata të përcaktojë të drejtën e pronësisë midis tre palëve që janë në gjyq,  atëherë në bazë të vendimit të gjykatës legalizimi do të ketë emrin e pronarit. Akti i legalizimit do të ketë emrin e pronarit. Kjo është një risi shumë e rëndësishme pasi kërkon që t’i japë fund procesit të legalizimeve dhe të mos presë përfundimin e proceseve gjyqësore të cilat zgjasin me vite.”

Nga ana tjetër, eksperti ndalet edhe tek ndryshimet ligjore që lidhen për përshpejtimin e procesit të legalizimeve kur ekziston një plan zhvillimor, duke theksuar përfitimet që do të kenë qytetarët.

“Kjo është një risi e ligjit, e ndryshimeve ligjore dhe kuadrit legjislativ që parashikohet të hyjë së shpejti në fuqi dhe i jep të drejtën poseduesit të ndërtimit pa leje ta legalizojë dhe të jetë pronari i truallit ose i ndërtimit pa leje dhe në këtë mënyrë kur projekti që është parashikuar, projekt publik që është parashikuar në atë zonë të bëhet konkret, pronari që e ka legalizuar ndërtesën, ndërtimin pa leje, të ketë mundësi të shpronësohet. Domethënë të përfitojë nga prona që ai ka poseduar. Ka ndërtuar pa leje absolutisht, por që e ka poseduar në mënyrë të rregullt dhe shteti i ka dhënë të drejtën që ta legalizojë. Shpallet pronar dhe përfiton të drejtën e shpronësimit. Domethënë nuk e humbet pronën,  sepse projekti publik ka prevalencë mbi të gjitha ndërtimet dhe shteti ka të drejtë që me procesin e shpronësimeve të shpronësojë çdo lloj prone. Hyn në marrëdhënie private me pronarët, posedues të ligjshëm dhe i shpronëson. Në këtë rast ne nuk kemi një pronar posedues të ligjshëm dhe me anë të këtij aplikimi brenda 30 ditëve, kjo është procedura e legalizimit të përshpejtuar, subjekti, individi shpallet pronar, bëhet pronar dhe përfiton të drejtën e shpronësimit më mbrapa. Patjetër  që është e mundur sepse varet nga vullneti i institucioneve dhe angazhimi që do kërkohet, por si proces është teknikisht i mundur.”

Referuar të dhënave zyrtare nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, gjatë periudhës 2006–2025, pra në një hark kohor prej 19 vitesh,  Drejtoritë Vendore të ASHK-së kanë kryer verifikimin teknik dhe ligjor të aplikimeve për legalizim, duke përfunduar me 291,114 vendime përfundimtare, dhe 6,082 aplikime të skualifikuara, për shkak të mosplotësimit të kritereve ligjore.  Pra e thënë ndryshe, në këtë periudhë janë legalizuar mbi 285 mijë ndërtesa informale.

Etiketat: banesatlegalizimet
Artikulli para

Një “bombë” sociale, dy në tre të rinj shqiptarë jetojnë ende me prindërit: Apartamenti mbetet një ëndërr

Artikulli pas

I kërcisni dhëmbët pa e kuptuar në gjumë? Dentistët të shqetësuar për rritjen e rasteve të bruksizmit tek të rinjtë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

29 Tetor, 2026
OBSH thotë se Shqipëria po boshatiset nga mjekët: Çdo vit ikën një brez i diplomuar
Aktualitet

Një shqiptar po rri sot më pak në spital se sa 5 vjet më parë

29 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen
Aktualitet

Më shumë pleq se sa fëmijë, çfarë pasqyrojnë vizitat në qendrat shëndetësore

29 Tetor, 2026
Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?
Aktualitet

48 të vdekur në punë gjatë vitit 2025, rritje e fortë brenda vitit 

29 Tetor, 2026
Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët
Aktualitet

Qeveria rrit pagat për 8 500 efektivë policie

29 Tetor, 2026
Rama i cakton detyrat Adea Pirdenit, do të luftojë edhe korrupsionin
Aktualitet

Rama i cakton detyrat Adea Pirdenit, do të luftojë edhe korrupsionin

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
I kërcisni dhëmbët pa e kuptuar në gjumë? Dentistët të shqetësuar për rritjen e rasteve të bruksizmit tek të rinjtë

I kërcisni dhëmbët pa e kuptuar në gjumë? Dentistët të shqetësuar për rritjen e rasteve të bruksizmit tek të rinjtë

Të Përzgjedhura

Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI pavarësisht DOSJES së SPAK me akuza për zhvatje, pengmarrje dhe abuzime me paratë publike
Ekonomi

Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI pavarësisht DOSJES së SPAK me akuza për zhvatje, pengmarrje dhe abuzime me paratë publike

Nga SkyWeb
9 Shkurt, 2026
0

Hetimet për dosjen e bujshme të AKSHI-t kanë hyrë në një fazë më intensive pas dëshmisë së Daniel Shimes, ish-zëvendësdrejtor...

Lexo të plotë
Pse NASA zgjodhi këtë fshat të vogël për të transmetuar eklipsin diellor?

Pse NASA zgjodhi këtë fshat të vogël për të transmetuar eklipsin diellor?

7 Gusht, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Pas dorëheqjeve me detyrim të drejtorëve, qeveria u merr në shumë terren bashkive: S’ka leje ndërtimi mbi 6 kate, eksperimenti i Tiranës shtrihet dhe në rrethe

24 Korrik, 2025
Salillari u shpall fitues për autostradën Milot Balldren, gati firmosja e kontratës

Salillari u shpall fitues për autostradën Milot Balldren, gati firmosja e kontratës

6 Qershor, 2026
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë

Ku ka ngecur rivlerësimi i pronave edhe pse ligji u bë kohë që është miratuar?

20 Shkurt, 2026

Të Fundit

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr