• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

VanHorn: Investitorët kërkojnë siguri se rregullat janë të qarta dhe loja është e barabartë

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Qershor, 2026
në Aktualitet
A A
VanHorn: Investitorët kërkojnë siguri se rregullat janë të qarta dhe loja është e barabartë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në një kohë kur në Tiranë protestohet prej dy javësh për zhvillimet në Zvërnec, e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, ka përcjellë një mesazh për klimën e investimeve dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Gjatë prezantimit të mekanizmit shqiptar për shqyrtimin e investimeve të huaja direkte, VanHorn deklaroi se investimet që nxisin zhvillimin ekonomik duhet të mirëpriten, por pa cenuar sigurinë kombëtare, infrastrukturën kritike dhe sektorët strategjikë.

Diplomatja iu referua politikës së investimeve të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar se edhe qasja e Shqipërisë mbështetet mbi të njëjtin parim.

“Kur presidenti Trump shpalli politikën e investimeve të Amerikës vitin e kaluar, ai theksoi një parim të thjeshtë: mirëpritni investimet që forcojnë rritjen ekonomike, duke siguruar që infrastruktura kritike dhe sektorët strategjikë të mbeten të sigurt”, deklaroi VanHorn.

Sipas saj, miratimi i kuadrit ligjor është vetëm hapi i parë, ndërsa suksesi do të varet nga mënyra se si ai do të zbatohet në praktikë.

“Miratimi i një ligji është fillimi, jo fundi. Zbatimi është vendi ku këto përpjekje kanë sukses ose dështojnë dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Shqipërinë gjatë këtij procesi”, u shpreh ajo.

VanHorn theksoi se mekanizmi për kontrollin e investimeve të huaja nuk duhet parë si një procedurë e zakonshme administrative, por si një vendim me rëndësi strategjike për vendin.

“Kuadri i shqyrtimit të investimeve të huaja direkte të Shqipërisë nuk është thjesht një ushtrim burokratik. Është një deklaratë strategjike. Tregon se Shqipëria është e hapur për biznes, por në një mënyrë që mbron interesat kombëtare dhe plotëson standardet ndërkombëtare”, tha ajo.

Diplomatja amerikane deklaroi gjithashtu se investitorët e huaj po ndjekin nga afër zhvillimet në klimën shqiptare të biznesit.

Sipas saj, kompani amerikane janë tashmë aktive në sektorë si energjia, ndërtimi dhe teknologjia, ndërsa të tjera po shqyrtojnë mundësinë për të investuar në vend.

Megjithatë, VanHorn nënvizoi se kapitali i huaj kërkon siguri juridike, rregulla të qarta dhe trajtim të barabartë.

“Investitorët kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta, se fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga aktorë që nuk luajnë sipas të njëjtave rregulla si ne”, deklaroi ajo.

Shtetet e Bashkuara, sipas VanHorn, do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me institucionet shqiptare për zbatimin e mekanizmit, me synimin që vendi të tërheqë investime afatgjata dhe cilësore.

Deklaratat e saj vijnë ndërsa projektet e planifikuara në Sazan dhe Zvërnec vijojnë të jenë në qendër të debatit publik dhe të protestave në Tiranë.

Mesazhi i VanHorn nuk iu referua drejtpërdrejt këtyre projekteve, por theksi mbi mbrojtjen e interesave kombëtare, transparencën dhe sigurinë e sektorëve strategjikë përkon me debatin e hapur për investimet e mëdha në bregdet.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama mbrojti projektet, duke deklaruar se kundërshtimi i investimeve të mëdha dëmton klimën e biznesit, sezonin turistik dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Artikulli para

BBC do të shkurtojë qindra vende pune në sektorin e lajmeve

Artikulli pas

Euro merr për poshtë, sezoni “zhyt” edhe më tepër monedhën europiane

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor
Aktualitet

Vijon përplasja, Veliaj shkarkon dy nënkryetarët e bashkisë dhe emëron Etleva Bishën

30 Tetor, 2026
Kujt do t’i bëhen peshqesh toka, pyje e burime ujore? 59 Monumente Natyre drejt heqjes nga lista e mbrojtjes
Aktualitet

Kujt do t’i bëhen peshqesh toka, pyje e burime ujore? 59 Monumente Natyre drejt heqjes nga lista e mbrojtjes

30 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

29 Tetor, 2026
OBSH thotë se Shqipëria po boshatiset nga mjekët: Çdo vit ikën një brez i diplomuar
Aktualitet

Një shqiptar po rri sot më pak në spital se sa 5 vjet më parë

29 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen
Aktualitet

Më shumë pleq se sa fëmijë, çfarë pasqyrojnë vizitat në qendrat shëndetësore

29 Tetor, 2026
Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?
Aktualitet

48 të vdekur në punë gjatë vitit 2025, rritje e fortë brenda vitit 

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Euro merr për poshtë, sezoni "zhyt" edhe më tepër monedhën europiane

Të Përzgjedhura

LISTA/ Forbes shpall kompanitë ajrore dhe aeroportet më të mira për 2025
Aviacion

LISTA/ Forbes shpall kompanitë ajrore dhe aeroportet më të mira për 2025

Nga SkyWeb
24 Tetor, 2025
0

Çdo udhëtim përbëhet nga qindra momente që ndikojnë në përvojën e udhëtarit, nga momenti i check-in deri te shërbimi gjatë...

Lexo të plotë
Këto janë fjalët që u kërkuan më shumë në Google në vitin 2025

Këto janë fjalët që u kërkuan më shumë në Google në vitin 2025

28 Dhjetor, 2025
Bota përgatitet për temperatura edhe më të larta, El Niño do të godasë edhe ushqimet

Bota përgatitet për temperatura edhe më të larta, El Niño do të godasë edhe ushqimet

14 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, si nis java për dollarin dhe valutat e tjera

Java nis “dramë” për euron dhe dollarin, leku nuk “pyet” dhe vijon forcimin

14 Prill, 2026
Prej 12 ditësh në spital, Fatos Nano në gjendje të rëndë: Skyweb.al mëson detaje nga shëndeti i ish-kryeministrit

Prej 12 ditësh në spital, Fatos Nano në gjendje të rëndë: Skyweb.al mëson detaje nga shëndeti i ish-kryeministrit

20 Tetor, 2025

Të Fundit

Rruga e Arbrit, 3.36 miliardë lekë të tjera në 2027, merr një të tretën e fondit për PPP-të

Rruga e Arbrit, 3.36 miliardë lekë të tjera në 2027, merr një të tretën e fondit për PPP-të

30 Tetor, 2026
Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor

Vijon përplasja, Veliaj shkarkon dy nënkryetarët e bashkisë dhe emëron Etleva Bishën

30 Tetor, 2026
Çmimi i naftës bie ndjeshëm, pas deklaratës së Trump për “armëpushim energjitik” mes Rusisë dhe Ukrainës

Rritet sërish çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, pas shqetësimeve për sulm të ri amerikan ndaj Iranit

30 Tetor, 2026
Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike

Binance bllokon tërheqjet dhe depozitat, frikë në tregun e kriptovalutave

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr