• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SPAK godet grupin e Dritan Gjikës dhe Eldi Dizdarit: 50 ton kokainë, 150 mln euro pasuri të sekuestruara

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
SPAK godet grupin e Dritan Gjikës dhe Eldi Dizdarit: 50 ton kokainë, 150 mln euro pasuri të sekuestruara
Share on FacebookShare on WhatsApp

 

SPAK ka goditur një grup të dyshuar kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, i lidhur me Dritan Gjikën dhe Eldi Dizdarin, që sipas hetimeve ka trafikuar të paktën 50 ton kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Me vendim të GJKKO-së, ndaj 10 personave është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Deri tani është ekzekutuar vetëm masa ndaj Florjan Musajt. SPAK bën me dije se dy persona dyshohet se ndodhen në Shqipëri, ndërsa shtatë të tjerët jashtë territorit shqiptar.

Personat për të cilët është caktuar masa janë: Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Sokol Bibaj, Florjan Musaj, Armando Pacani, Denis Matoshi, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Dritan Gjika dhe Shpëtim Aliu.

Dosja është hetuar nga prokurorët Klodjan Braho dhe Doloreza Musabelliu. Sipas SPAK, grupi ka operuar gjatë viteve 2019-2021 në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Hetimet kanë dokumentuar pesë episode të trafikimit të drogës, ku janë sekuestruar rreth 9 ton kokainë.

Paralelisht me trafikun, SPAK ka zbardhur edhe skemën e dyshuar të pastrimit të parave. Sipas hetuesve, fitimet nga aktiviteti kriminal silleshin në Shqipëri kryesisht në formë cash, duke shmangur sistemin bankar, dhe më pas investoheshin në pasuri të paluajtshme, kompani ndërtimi, hoteleri, konsulencë dhe aktivitete të tjera biznesi.

Një rol të rëndësishëm në këtë skemë dyshohet se ka pasur Isa Aliu. Sipas dosjes, pas futjes së shumave të mëdha në kompaninë “A.R.H” sh.p.k., aktiviteti i saj u orientua drejt ndërtimit. Kompania dyshohet se u përdor fillimisht si nënkontraktore në projekte banimi, me qëllim krijimin e një fasade të ligjshme për qarkullimin e fondeve.

Hetimet kanë evidentuar edhe blerje të dyshuara fiktive kuotash në kompani me çmime shumë më të ulëta se vlera reale. Përmes kësaj skeme, sipas SPAK, sigurohej kontrolli mbi subjekte tregtare me kosto minimale, ndërsa paratë qarkullonin përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura. Kjo krijonte një histori ekonomike artificiale dhe vështirësonte gjurmimin e origjinës së parave.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 491 pasuri dhe asete me vlerë të përllogaritur rreth 150 milionë euro. Bëhet fjalë për kompani, vila luksoze, llogari bankare dhe të drejta pasurore në projekte ndërtimi e turizmi.

Mes subjekteve të vendosura në sekuestro janë “Aliu Road House” sh.p.k., “Green Invest” sh.p.k., “Seaview Development” sh.p.k. dhe “A.R.H Security” sh.p.k.

Në sekuestro është vendosur edhe një pjesë e kompleksit multifunksional turistik, rezidencial dhe komercial “Porto Lalzi/Lalzi Marina Seaside” në Hamallaj, Gjiri i Lalzit, sipas marrëveshjes mes shoqërisë “Sviluppo Mare 1” dhe “Aliu Road House”.

SPAK ka vendosur nën sekuestro edhe të drejtat reale mbi pasuritë që përftohen nga “Seaview Development” dhe “Aliu Road House” për ndërtimin e hotelit “Zig-Zag” me 5 yje në Jalë, Himarë, me mbi 200 dhoma. Në këtë projekt, shoqëria “Narvalno Group” sh.p.k. kishte marrë përsipër bashkëfinancimin në masën 40% dhe nxjerrjen e lejes së ndërtimit nga AZHT.

Po ashtu, janë sekuestruar të drejtat pasurore mbi pasuritë e përftuara nga “Altea Construction” në projektin “Astoria Residence”, një kompleks rezidencial vilash në zonën e Mjull Bathores, Tiranë.

Në listën e pasurive dhe subjekteve të sekuestruara përfshihen gjithashtu “Altea Construction” sh.p.k., “F&XH Invest” sh.p.k., “Altea Invest” sh.p.k., pjesa takuese e Shpëtim Bibajt në shoqërinë “S.T.N.P.M”, “Hotel Elisa Tirana, Affiliated by Melia”, si dhe pasuritë e përftuara nga “Altea Invest” për ndërtimin e një strukture hoteliere në Dhërmi.

Sipas SPAK, qëllimi i skemës ishte futja e parave të trafikut të kokainës në ekonominë formale, kryesisht përmes ndërtimit, hotelerisë dhe pasurive të paluajtshme./skyweb.al

Artikulli para

“Mandati erdhi në vend të vet”, Marjana Koçeku sfidon PS dhe kërkon zgjedhje të parakohshme

Artikulli pas

Analizat e gjakut tani mund të zbulojnë Alzheimerin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rikthehet lotaria amerikane, cilat janë kriteret për të aplikuar
Aktualitet

Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027, pezullohet regjistrimi për Green Card

31 Tetor, 2026
Masat e reja të qeverisë për fëmijët, zgjatet koha e qendrimit në shkollë
Aktualitet

Masat e reja të qeverisë për fëmijët, zgjatet koha e qendrimit në shkollë

31 Tetor, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Dje e shtrenjtoi me 6 lekë, sot e ul po me 6 lekë: Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

31 Tetor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës
Aktualitet

Mbi 300 tonë mbetje të rrezikshme në qiell të hapur, Prokuroria nis hetimet ndaj Albchrome

31 Tetor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!
Aktualitet

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

30 Tetor, 2026
Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00
Aktualitet

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
Analizat e gjakut tani mund të zbulojnë Alzheimerin

Analizat e gjakut tani mund të zbulojnë Alzheimerin

Të Përzgjedhura

Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?
Aktualitet

Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

Nga Editor
24 Shtator, 2026
0

Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është nën hetim nga SPAK për dy vepra penale: përkrahjen e autorit të krimit dhe...

Lexo të plotë
“Gjërat mund të përkeqësohen”: AI i ri i Meta-s mund ta bëjë internetin edhe më kaotik

“Gjërat mund të përkeqësohen”: AI i ri i Meta-s mund ta bëjë internetin edhe më kaotik

2 Tetor, 2026
Drama e shpopullimit, Shqipëria e ka punën pisk nëse nuk nis një program agresiv rikthimesh dhe nxitjeje të lindshmërisë

Drama e shpopullimit, Shqipëria e ka punën pisk nëse nuk nis një program agresiv rikthimesh dhe nxitjeje të lindshmërisë

6 Korrik, 2025
Pse të gjithë po flasin për teorinë e lidhjes dhe si mund t’ju ndihmojë

Pse të gjithë po flasin për teorinë e lidhjes dhe si mund t’ju ndihmojë

29 Korrik, 2026
Rama emëron vajzën e Najada Çomos në “kupolën” e Kadastrës

Rama emëron vajzën e Najada Çomos në “kupolën” e Kadastrës

3 Gusht, 2026

Të Fundit

Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?

Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?

31 Tetor, 2026
Gripi po rikthehet më herët se zakonisht

Gripi po rikthehet më herët se zakonisht

31 Tetor, 2026
Rikthehet lotaria amerikane, cilat janë kriteret për të aplikuar

Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027, pezullohet regjistrimi për Green Card

31 Tetor, 2026
500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr