• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 20 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta lidhet me kancerin, zbulon studimi i ri

Editor Nga Editor
6 Korrik, 2026
në Shëndet
A A
Qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta lidhet me kancerin, zbulon studimi i ri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta pa ndërprerje çdo ditë rrit rrezikun e vdekjes nga kanceri, sugjeron një studim i ri, shkruan The Guardian.

Studiuesit, të cilët ndoqën mbi 90 mijë persona për më shumë se një dekadë, zbuluan se qëndrimi ulur ose shtrirë gjatë kohës kur je zgjuar për më shumë se 30 minuta rresht çdo ditë lidhet me një rrezik më të lartë të vdekjes nga kanceri. Sipas gjetjeve, rreziku rritet me çdo orë shtesë të kaluar pa lëvizur.

Megjithatë, studiuesit zbuluan gjithashtu se ndërprerja e periudhave të gjata të qëndrimit ulur me intervale të shkurtra aktiviteti fizik mund ta ulë këtë rrezik. Sipas tyre, ngritja çdo 30 minuta, qoftë edhe për një shëtitje të shkurtër në zyrë, mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin.

Dr. Frederick Ho, autori kryesor i studimit nga Universiteti i Glasgow, tha:

“Të dhënat tona tregojnë se qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta pa ndërprerje lidhet veçanërisht me një rrezik më të lartë të kancerit. Lajmi i mirë është se ndërprerja e kohës së kaluar ulur me diçka aq të thjeshtë sa një shëtitje e shkurtër mund të ketë efekt mbrojtës.”

Ai shtoi:

“Udhëzimet aktuale shëndetësore përqendrohen kryesisht te aktiviteti fizik me intensitet mesatar ose të lartë, por gjetjet tona tregojnë se edhe lëvizjet e lehta nuk duhen neglizhuar. Në të ardhmen, studimet klinike do të na ndihmojnë të zhvillojmë strategji më të personalizuara për ndërprerjen e periudhave të gjata të qëndrimit ulur.”

Studimi, i publikuar në revistën shkencore PLOS Medicine, analizoi efektet e qëndrimit të zgjatur ulur në shëndet. Edhe pse prej kohësh dihet se periudhat e gjata ulur ose shtrirë gjatë kohës kur je zgjuar lidhen me një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa llojeve të kancerit, studiuesit thonë se dihej më pak për ndikimin që ka mënyra se si grumbullohet kjo kohë pasive gjatë ditës.

Rezultatet treguan se zëvendësimi i kohës së kaluar ulur me aktivitet fizik mund të ulë rrezikun për disa lloje kanceri. Edhe aktivitete të lehta si ecja e ngadaltë ose punët e shtëpisë rezultuan të dobishme.

Ekipi analizoi të dhënat e pajisjeve që maten aktivitetin fizik, të mbajtura nga më shumë se 91 mijë pjesëmarrës të projektit UK Biobank, të cilët u ndoqën për një mesatare prej 12 vitesh.

Gjetjet tregojnë se periudhat e pandërprera të pasivitetit që zgjasin më shumë se 30 minuta lidhen me një rrezik më të lartë të vdekjes nga kanceri. Çdo orë shtesë e kaluar pa lëvizur çdo ditë shoqërohej me një rritje prej 10% të këtij rreziku.

Nga ana tjetër, zëvendësimi i periudhave të gjata të qëndrimit ulur me lëvizje duket se e ul këtë rrezik.

  • Zëvendësimi i një ore në ditë të kaluar ulur me aktivitet fizik të lehtë, si hekurosja ose larja e enëve, u shoqërua me një ulje prej 12% të rrezikut të vdekjes nga kanceri.
  • Zëvendësimi i 30 minutave qëndrimi ulur me 30 minuta aktivitet fizik me intensitet mesatar, si ecja me ritëm normal, u lidh me një ulje prej 8% të rrezikut.
  • Ndërsa zëvendësimi i vetëm pesë minutave pasivitet me pesë minuta aktivitet fizik intensiv çdo ditë u shoqërua me një ulje prej 22% të rrezikut, sipas studimit.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se kërkimi kishte disa kufizime. Analiza u bazua në një studim vëzhgues, ndaj nuk mund të provojë me siguri se qëndrimi ulur është shkaku i drejtpërdrejtë i rritjes së rrezikut të kancerit.

Profesori Kevin McConway, profesor emeritus i statistikës së aplikuar në Open University, i cili nuk ishte pjesë e studimit, tha se gjetjet janë interesante, por nevojiten kërkime të mëtejshme për t’i konfirmuar ato.

/skyweb.al

Etiketat: Kancer
Artikulli para

Paraziti që kontaminon frutat e perimet po përhapet, paralajmërojnë ekspertët

Artikulli pas

SHTETËSIA/ Shqipëria largon të rinjtë dhe mbledh pensionistët

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse gënjeshtrat e vogla të fëmijëve janë pjesë e rëndësishme e rritjes së tyre
Shëndet

Pse gënjeshtrat e vogla të fëmijëve janë pjesë e rëndësishme e rritjes së tyre

19 Nëntor, 2026
Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?
Shëndet

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

19 Nëntor, 2026
Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re
Shëndet

Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

19 Nëntor, 2026
“Të varur nga interneti?” Ekspertët paralajmërojnë për një kërcënim në rritje ndaj shëndetit publik
Shëndet

“Të varur nga interneti?” Ekspertët paralajmërojnë për një kërcënim në rritje ndaj shëndetit publik

19 Nëntor, 2026
Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri
Kryesore

Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri

19 Nëntor, 2026
Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji
Aktualitet

Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji

19 Nëntor, 2026
Artikulli pas
GRAFIKU/ Kush kishte për të ikur, iku! Bie numri i shqiptarëve që lenë shtetësinë

SHTETËSIA/ Shqipëria largon të rinjtë dhe mbledh pensionistët

Të Përzgjedhura

Travel off Path: Shqipëria, mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar
Kryesore

Turistët e huaj rriten 21%, por qëndrojnë më pak, bregdeti dhe apartamentet udhëheqin qershorin

Nga SkyWeb
17 Gusht, 2026
0

Turizmi vijoi rritjen në qershor, por të dhënat e reja të INSTAT tregojnë një zhvillim interesant, ku numri i turistëve...

Lexo të plotë
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së

Depozitat bankare, projektligji rrit sigurimin deri në 6 milionë lekë për çdo klient

22 Shtator, 2026
Ndahen çmimet vjetore të gazetarisë për vitin 2025, Artur Zheji vlerësohet me Çmimin e “Karrierës”

Ndahen çmimet vjetore të gazetarisë për vitin 2025, Artur Zheji vlerësohet me Çmimin e “Karrierës”

16 Dhjetor, 2025
BE godet tregtinë online, rriten kostot për dërgesat nga jashtë Evropës

BE godet tregtinë online, rriten kostot për dërgesat nga jashtë Evropës

1 Korrik, 2026
Demonstrim force në Gjirin Persik, aeroplanmbajtëset  amerikane vendosen pranë Iranit

Demonstrim force në Gjirin Persik, aeroplanmbajtëset amerikane vendosen pranë Iranit

16 Shkurt, 2026

Të Fundit

“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Ligji i ri i siguracioneve rrit transparencën ndaj klientëve, më shumë informacion mbi mbulimin

19 Nëntor, 2026
OKB: Një në tre persona në botë nuk ka mundësi të përballojë një dietë të shëndetshme

Supermarketet dhe grumbulluesit rrezikojnë gjoba deri në 9 milionë lekë nëse nuk janë korrekt me fermerët!

19 Nëntor, 2026
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

Pavarësisht ndalimit, Brazili vijon të na “ngopë” me mish! Mbi 3,300 tonë importe në dy muaj, çfarë tregojnë shifrat

19 Nëntor, 2026
KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

19 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr