Debati për hetimet e SPAK dhe akuzat e opozitës është shoqëruar me një përplasje mes gazetares Klodiana Lala dhe deputetit demokrat Gazmend Bardhi, mbrëmjen e djeshme në studion e News24.
Lala e lidhi përplasjen e Bardhit me Belinda Ballukun me rezultatin e zgjedhjeve të vitit të kaluar në qarkun e Fierit, ku ai ishte drejtues politik i Partisë Demokratike.
“Ju jeni në një përplasje me Belinda Ballukun, sepse ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, iu drejtua gazetarja deputetit.
Përmes kësaj metafore, Lala iu referua rezultatit të PD-së në Fier, ku demokratët siguruan vetëm katër deputetë.
Sipas argumentit të gazetares, kjo humbje politike qëndron pas përplasjes së Bardhit me Ballukun.
Deputeti iu përgjigj metaforës së gazetares me një koment personal fyes: “Mua s’më zhvesh njeri, por mund të të zhveshë ty.”
PD nën drejtimin e Gazment Bardhit mori rezultatin më të keq historik në qarkun e Fierit duke siguruar vetëm 4 deputetë gjatë zgjedhjeve të shkuara. /skyweb.al
SHIHNI VIDEON KETU
















